October 30, 2020

Në 23 korrik Microsoft do të mbajë një event për Xbox video games

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Në 23 korrik Microsoft do të mbajë një event për Xbox video games

Gamers kudo që ndodheni, gëzohuni sepse: video-games! Më shumë video-games!

Microsoft sapo zyrtarizoi edhe datën e eventit për lojrat e Xbox Series X, më 23 korrik në 12:00 PM.
Gjatë eventit do të shfaqen gameplay dhe detaje nga lojrat e Xbox Game Studios përfshi këtu edhe Halo Infinite nga 343 Industries.

 

 

Por jo vetëm kaq pasi siç e dimë gjatë viteve kompania ka blerë në total 15 studio gaming, ndaj priten të reja nga sa më shumë prej tyre. Fable është përfolur nga fansat si një rikthim i mundshëm, pasuar nga zgjatimi që kompania bëri për te drejtat e logos për kufje, karikues, speakers etj.

Një teaser i Hellblade 2 u shfaq në fillim të vitit ndaj pritet të mësojmë më shumë nga titulli i ardhshëm i Ninja Theory.
Për Psychonouts 2 pritet të zbulohen më shumë detaje dhe gjithashtu ka zëra për përshtatje të Forza dhe Gears of War me aparatet e fuqishme të Series X.

Në nëntor gjithashtu u zbulua një lojë e re Everwild ndaj edhe pritet që këtë event të kemi më shumë detaje.

Microsoft ka premtuar se disa nga kompanitë e video lojrave do të shfaqin gameplay por edhe tituj fringo të rinj.

Tuesday, 07 July 2020 12:35 Last modified on Tuesday, 07 July 2020 13:36

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo