May 18, 2021

CD Projekt rimbursoi rreth 30,000 kopje të Cyberpunk 2077

CD Projekt rimbursoi rreth 30,000 kopje të Cyberpunk 2077

Pasi Cyberpunk 2077 u lançua në dhjetor në një gjendje jo shumë të rregullt, CD Projekt ka ofruar rimbursim për të gjithë përdoruesit që kanë ngelur të pakënaqur nga kjo lojë. Gjatë një konference kjo kompani tregoi disa të dhëna të grumbulluara rreth këtij rimbursimi.

CD Projekt ka shpenzuar $2.23 milionë në programin “Help Me Refund”, duke rimbursuar rreth 30,000 persona që kishin aplikuar në këtë program. Shitjet e Cyberpunk 2077 kapën vlerat 13.7 milionë njësi deri në fundin e 2020.

Drejtuesit e kompanisë lajmëruan se kurba e shitjeve për këtë lojë mund të mos jetë tipike për një numër të ndryshëm arsyesh, si për shembull tërheqja nga shitja në PlayStation Store. Kjo lëvizje nga Sony nuk ndikoi vetëm tek përdoruesit e PS4, por dhe tek përdoruesit e konsolave të tjera.

Kompania raportoi se buxheti total i kompanisë ishte $316 milionë. 56% e disqeve të shitura kanë qenë për PC ose Stadia, 28% për PS4 dhe 17% për Xbox One. Gjithashtu u përmend dhe sulmi ransomware që iu bë përmes një aplikacioni third-party, i cili i bëri ata të humbnin 2-3 javë deri sa departamentet e ndryshme u rikthyen online.

Friday, 23 April 2021 01:17

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo