November 27, 2020

Një hartë e re i shtohet Among Us

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Një hartë e re i shtohet Among Us

Në listën e gjërave pozitive të 2020 zë vend padyshim fama e çmendur e Among Us. Loja kishte kohë që ekzistonte por vetëm muajt e fundit u bë sensacion duke u shkarkuar më shumë se çdo lojë tjetër mobile gjatë këtij viti. 

Zhvilluesi i saj InnerSloth ka publikuar në profilin e ri në Twitter të lojës, një hartë të re e cila do të vijë muajin tjetër. Ajo ngjason me një kabinë pilotimi, disa ekrane dhe më e rëndësishmja dritare ventilimi për t'u përdorur nga mashtruesit. 

 

 

Më shumë informacione pritet të ndahet me publikun më 10 dhjetor gjatë Game Awards 2020

Kujtojmë se Among Us është nominuar për "Best Multiplayer" dhe "Best Mobile Game".

 

 

Friday, 20 November 2020 16:08 Last modified on Saturday, 21 November 2020 14:01

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo