Në fillim të gushtit Epic Games, krijuesi i Fortnite e detyroi Apple qëta hiqte lojën nga App Store. Apple nuk ka vendosur ama që ta heqë aplikacionin nga smartphonët të cilët e kanë pasur të instaluar tashmë. Çka do të thotë se kush e ka pasur të instaluar vazhdon të ketë akses.
Disa nga këta të fundit duan të përfitojnë nga kjo dritare dhe një kërkim “Fortnite iPhone” në eBay do të të nxjerrë një listë aparatesh me çmime totalisht anormale. Një iPhone X me Fortnite shitej për $10,000 të tjerët ndërkohë fillojnë nga pak qindra dollarë në disa mijra.
Fortnite është një lojë falas për tu luajtur, për më tepër ajo është ndër të paktat cross-platform në qarkullim ndaj edhe kërkesa është goxha e lartë. E disponueshme sidoqoftë edhe në platforma të tjera, çka do të thotë se kush dëshiron ka plot mënyra të tjera pa shpenzuar një mal me para.
Protesta e Epic i drejtohet si Apple ashtu edhe Google, në kundërshtim me tarifën që të dyja platformat kërkojnë, 15-30% komision për çdo blerje brenda lojës, çka tingëllon në fakt mjaft abuzive. Kompania ka hedhur në gjyq të dyja platformat nën akuzën e praktikave anti-konkurrencë.
Për këtë shkak, në eBay gjenden aktualisht edhe shumë smartphona Android me Fortnite në to. Ata janë më të pakët në numër por edhe kushtojnë më pak