Ikea dhe koncepti i saj për produkte të përballueshme nga të gjithë shtrin dorën edhe në industrinë e video-lojrave. Objekti i parë fare që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është një dorë prej druri me gishta të lëvizshëm, duket e çuditshme por mjaft e dobishme për të ruajtur kabujt, kufjet e aksesorët e tjerë kur nuk je duke i përdorur por dëshiron që t’i kesh afër.
Produktet janë të gjitha fryte të bashkëpunimit më të fundit që kompania suedeze ka bërë me Asus ROG, për të sjellë deri në 30 produkte të veçantë për gamerat fillimisht të kinës.
Çmimet e tyre do të variojnë nga $30 deri në $100 dhe do të ofrojnë gati gjithçka, nga karriget për të luajtur, tavolinat, organizues sendesh, drita dekori si dhe pade për mouset por edhe një mbajtës gote anash tavoline.
Diçka e mirë për to është edhe fakti që vijnë pa logot e imponuara nga kompanitë. Sipas kompanisë nevojat e lojtarëve janë të ndryshme, e po ashtu edhe buxhetet që ata kanë. Linja e re është e dispnueshme në Kinë për momentin, do të zgjerohet në Japoni në maj e në tetor në të gjithë botën.