Sigurisht që në Call of Duty ka shumë lojtarë që përpiqen të bëjnë hile, por ekipi i Activision, Ricochet, gjithmonë zhvillon mjete të reja të cilat do të ndalojnë këto persona të përfitojnë nga aftësitë e kompjuterit.
Tashmë Ricochet ka implementuar një tjetër masë anti-hile si pjesë e “mitigation toolbox” që vjedh armët e hileqarëve nga duart e tyre, madje nuk i lejon ato as që të godasin me grushte.
Ricochet – një grup i përbërë nga inxhinierët e sigurisë, lojës dhe të serverit – publikoi një postim të ri në blogun Anti Cheat Progress Report. Grupi shpjegoi se të merresh me hileqarët është e njejtë si të merresh me viruset, një zgjidhje mund të funksionojë, por ajo është thjeshtë e përkohshme dhe shpesh herë atyre iu duhet të adoptojnë masa të tjera bllokuese.
“Ne do të prezantojmë nga sot një teknikë të re bllokuese të cilën e quajmë ‘Disarm’ ” shkruhet në blog.
Nga vetë emri ne mund të kuptojmë mjaft mirë se çfarë ndodh. Kur një hileqar zbulohet nga sistemi në Vanguard apo Warzone, sistemi anti-hile i Ricochet “thjesht do të vjedhë armët e tyre (së bashku me grushtet).” Ricochet tha se ato nuk presin të shikojnë shumë klipe online rreth këtij sistemi, por e kanë parë këtë sistem në veprim dhe janë argëtuar nga reagimet e hileqarëve.