Google Stadia është tani falas për këdo me një llogari gmail, deklaroi kompania ditën e djeshme. Për më tepër, 2 muaj falas të Stadia Pro së bashku me 9 lojra poashtu falas.
Abonentët aktualë të Stadia Pro nuk do të paguajnë në dy muajt në vijim.
Më përpara do të duhej të blije kombon Google Stadia Premiere Edition për shërbimin e plotë. Për $129 merrje një Chromecast Ultra, një levë Stadia, dhe tre muaj Stadia Pro, shërbim i cili ofron deri në cilësi 4K dhe 60FPS me HDR Lighting.
Duke filluar nga 8 Prilli, niveli bazë i platformës, lojra me një maksium rezolucioni 1080p do të jetë falas mjafton të regjistrohesh në të. Lojrat duhet sidoqoftë të blihen për ti përvetësuar por më pas do të mund të luhen në PC, Chrome OS tablet, Pixel dhe platforma të tjera mbështetëse.
Leva nuk kërkohet me patjetër, mund të luhet edhe me tastierë apo levë USB.
Lojrat falas të Stadia Pro janë:
Destiny 2: The Collection
GRID
Gylt
SteamWorld Dig 2
SteamWorld Quest: Hand of Gilgamech
Serious Sam Collection
Spitlings
Stacks on Stacks (on Stacks)
Thumper
Pas periudhës së provës shërbimi Pro do të kushtojë $9.99 dhe mund të anullohet lirshëm.
Google Stadia u lançua në Nëntor dhe është e disponueshme në 14 shtete deri tani. Platforma ka 38 lojra në vitrinë dhe kompania premton se 120 lojra të tjera do të shtohen brenda 2020-ës. 10 prej të cilave tituj ekskluziv.
—
Geek Room të sugjeron të shohësh