Nëse nuk je ende gati të kalosh në Stadia por ke një Galaxy, Samsung të prezanton me PlayGalaxy Link, një shërbim streaming i lojrave nga PC në smartphone tuaj.
PlayGalaxy Link ju lejon të lidhni Note10 me kompiuterin tuaj të fuqishëm në të cilin keni shkarkuar tashmë një lojë dhe për një arsye apo tjetër dëshironi që ta vazhdoni atë në mobile.
Fuqizuar nga lidhja P2P ky shërbim përjashton mundësinë e vonesave në grafika ndërsa Adaptive FPS siguron lidhje të mirë interneti edhe kur rrjeti wifi është i dobët.
Brenda muajit dhjetor Samsung do të bëjë të mundur që PlayGalaxy Link të përdoret edhe në S10, Fold, S9, Note9 dhe A9.