Lufta e EpicGames me Apple dhe Android merr zhvillimie të tjera.
Siç e dimë tashmë, tentativa për të shmangur tarifën 30% të Apple nuk shkoi aq mirë për zhvilluesit e Fortnite, madje vendimet e gjykatave vendosën në favor të Apple. E që nga ajo kohë loja nuk mund të luhet më në iOS. Ndërsa në Android duke qenë open source, përdoruesit kanë mundur ta shkarkojnë në rrugë jo zyrtare.
Një raport i ri nga BBC thotë se loja do të mund të luhet nga iPhone dhe iPad nëpërmjet cloud gaming të Nvidia GeForce Now.
Platforma e lojrave online do të mund të aksesohet nga Safari, pa patur nevojë të shkarkohet në aparat.
Sipas raportit, Nvidia e ka gati shërbimin cloud dhe do ta shohim atë së shpejti.
Apple në fakt është goxha strikte me rregullat e veta edhe për cloud gaming, ajo kërkon katalogimin e secilit titull për një kontroll të hollësishme edhe nga ana e saj. Ndaj edhe Google Stadia ende nuk është përfshirë në të.