Nike dhe Fortnite kanë zbuluar disa detaje zyrtare për sa i përket “Airphoria”, një eksperience të veçantë të integruar brenda lojës shumë të njohur. I ndërtuar duke përdorur Unreal Editor for Fortnite nga Epic Games, ky ishull i jep mundësinë lojtarëve të eksplorojnë një univers plot me detaje të fokusuar tërësisht rreth këpucëve Air Max.
“Airphoria përfaqëson një eksperiencë të re tërheqëse për Nike ndërkohë që kompania rrit përpjekjet në sektorin gaming dhe në produktet virtuale,” tha Ron Faris, zëvëndës president i Nike Virtual Studios. Për të festuar lançimin e “Airphoria”, Fortnite dhe Nike do të prezantojnë produkte të reja dixhitale që mund të blihen në Fortnite Item Shop. Gjithashtu dhe një koleksion me produkte reale do të jetë i pranishëm në website-in zyrtar të Nike në SHBA, duke lidhur mjaft mirë botën virtuale me atë reale.
Zëvëndës presidenti i partneriteteve globale, Nate Nazer shtoi se “Fortnite vazhdon të mbetet destinacioni primar për krijimin e momenteve të reja kulturore në sektorin e argëtimit, modës dhe sportit”.
Gamers do të inkurajohen të ndërlidhin adresat e tyre në Fortnite me atë të .SWOOSH, dhe në këtë mënyrë ata do të përfitojnë akses në koleksionin virtual .SWOOSH Air Max.