EA do të prezantojë lojën e parë nga Codemasters që nga blerja e saj pre $1.2 miliardë në shkurt. Bëhet fjalë për F1 2021, e cila do të jetë e aksesueshme në PS4, PS5, Xbox One, Xbox Series X/s dhe Steam nga data 16 korrik.
Edicioni më i fundit i serisë përfshin një career mode të zgjeruar me opsionin two-player. Tani ju do të keni mundësinë të bashkoheni me një shok ose të garoni kundër tij në një garë online, megjithëse EA nuk e ka konfirmuar akoma nëse F1 do të ofrojë suport per cross-play. Një tjetër komponent i ri i career mode do të jetë starti me sezonin e vërtetë, i cili do t’ju lejojë të garoni në çdo pikë të sezonit aktual të F1 me pilotët e vërtetë.
F1 2021 gjithashtu prezanton një story mode të quajtur Breaking Point. Fillimisht ju do të nisni të garoni në Formula 2 dhe do të mundoheni të ngjiteni në kategorinë F1. Në këtë mënyrë ju do të përjetoni emocionet dhe rivalitetin e garimit në nivelin më të lartë.
Aspekte të ndryshme nga lojërat e mëparshme do të rikthehen, bashkë me My Team, two-player splitscreen dhe opsionet për një sezon të shkurtër.