Epic Games Store do të nisë sërisht një promocion të ri ku do t’i ofrojë të gjithë përdoruesve të saj shancin për të shkarkuar një lojë falas çdo ditë përgjatë Krishtlindjeve.
Ky lajm u bë i ditur nga përdoruesi i Dealabs, billbil-kun, i cili deri më tani ka publikuar disa herë informacione të sakta mbi promocionet në Epic Games Store, PlayStation Plus dhe Xbox Game Pass përgjatë viteve.
Në vitin 2019, Epic Games Store ofroi 12 lojra falas gjatë Krishtlindjeve, ndërkohë që në 2020 dhe 2021 ky numër u rrit në 15 përgjatë periudhës festive.
Kur billbil-kun u pyet nëse Epic Games Store do ta vazhdojë këtë traditë dhe gjatë këtij viti, ai tregoi se oferta e këtij dyqani mund të nisë nga data 15 dhjetor dhe të përfundojë në 10 janar 2023. Që nga lançimi në 2018 Epic Games Store ka dhuruar me qindra lojra falas. Sipas Epic, vitin e kaluar dyqani ofroi falas 89 tituj të ndryshëm me një vlerë të kombinuar prej $2,120. Në 2021 përdoruesit arritë nëtë shkarkonin mbi 765 milionë kopje të këtyre lojrave.
Aktualisht, Epic Games ofron falas 1 lojë në javë. Deri në datën 1 dhjetor ju mund të shkarkoni Star Wars: Squadrons falas.