Federal Trade Commission (FTC) lajmëroi gjatë ditës së hënë se do të gjobisë Epic Games me $520 milionë për shkak të shkeljes së privatësisë së fëmijëve.
Epic Games, krijuesi i lojrave mjaft të famshme si Fortnite apo Fall Guys, mendohet se ka shkelur Aktin për Mbrojtjen e Privatësisë Online të Fëmijëve (COPPA) duke përdorur metoda të njohura si “dark patterns” të cilat shtynin lojtarët të bënin blerje të paqëllimshme.
FTC tregoi përmes një deklarate për shtyp se shifra prej $520 milonë ndahet në dy marrëveshje: njëra për shkeljen e COPPA ($275 milionë), si dhe $245 milionë të tjera për rimbursimin e përdoruesve që ranë pre e praktikave “dark patterns”. Epic tregon se do t’i paguajë të 2-ja këto gjoba.
“Statuti i shkruajtur dekada më parë nuk specifikon se si ekosistemet e lojrave duhet të operojnë. Ligjet nuk kanë ndryshuar, por aplikimet e tyre kanë evoluar dhe praktikat që qëndrojnë prej kohësh nuk janë të mjaftueshme.” shkruan Epic në një deklaratë. “Ne e pranuam këtë marrëveshje passi ne dëshirojmë që Epic të jetë gjithmonë në krye të mbrojtjes së përdoruesve dhe të ofrojë eksperiencën më të mirë për lojtarët.”
Epic tregon se ka rifreskuar opsionet e pagimit, duke bërë lojtarët të zgjedhin midis ruajtjes apo jo të informacioneve të kartës, si dhe të anulojnë blerjet e menjëhershme.