Epic Games nuk e ka për herë të parë që ofron lojra falas, madje çdo të enjte mjafton të futesh në faqjen zyrtare me llogarinë tënde dhe shpërblehesh me një titull nga katalogu gjigand i platformës.
E me rastin e festave, çdo ditë deri për natën e Vitit të Ri, Epic do të japë nga një lojë të re, falas. Ndaj duhet të kontrollosh shpesh, secilën ditë, dhe nëse tregohesh i shkathët do t’a mbyllësh këtë vit me një duzinë titujsh të rinj, pa paguar asnjë qindarkë.
Loja e ditës së sotme është Oddworld: New ‘n’ Tasty, një lojë aventurë e cil rrëshket anash. Protagonisti eksploron rrënoja antike, shpëton nga bisha mishngrënëse etj. Zakonisht ajo kushton $20.
Sigurisht jo çdo lojë është një sesacion i papërsëritshëm, por herë pas here Epic lëshon ndonjë titull gjigand si rasti i GTA V, ndaj nuk i dihet se ç’ndodh, kontrolloje herë pas here.