Vërtetë që në 2020 duhen shmangur me patjetër turmat, e sidomos ato të një Black Friday tipik, por në po të njëjtin vit asgjë nuk na ndalon nga zhvillimi i evenimentit online.
Ndër dyqanet digjitale që do të bëhen pjesë e së premtes së zezë është edhe Nintendo Europe.
Lojra nga më kryesoret në ulje deri në 75%. Eventi do të fillojë nga data 26 e deri në 3 dhjetor. Fushata vjen padyshim pas Nintendo America dhe përfshin tituj të rëndësishëm si Xenoblades Chronicles, Zelda: Link’s Awakening, Dark Souls Remastered, Dragon Ball FightZ etj.
Nintendo Europe është faqja ku duhet të futesh, uljet fillojnë nga nesër në 15:00 dhe përfundojnë më datë 3.