Për të dytin vit rradhazi Sony nuk do të marrë pjesë në E3, eventin më të madh të gaming në botë i cili do të mbahet në qershor në Los Angeles. Në një deklaratë kompania është shprehur se:
“Ne vlerësojmë dhe respektojmë së tepërmi ESA si organizatorë, por ne nuk mendojmë se E3 2020 është vendi i duhur për atë në të cilën ne jemi të fokusuar këtë vit”
Kjo deklaratë konfirmon edhe një herë se Sony do të prezantojë PS5 në një event të veçantë të organizuar nga vetë kompania, ndoshta në një datë ku asnjë event tjetër nuk ka vëmendje. Deri atëherë Sony ka edhe katër lojra të tjera ekskluzive në PS4 për të lançuar.
Nga ana tjetër Microsoft ka konfirmuar përmes Phil Spencer, Head of Xbox, se kompania po punon për prezantimin e saj këtë edicion të E3.
Our team is hard at work on E3, we look forward to sharing with all who love to play what's ahead for us. Our artform has consistently been propelled by the cross-section of creativity and technical progress. 2020 is a milestone year in that journey for Team Xbox. #XboxE3 #E32020
— Phil Spencer (@XboxP3) January 14, 2020