Edhe pse ka qënë nëpër lojë që në fillim të sezonit, më në fund Deadpool do të jetë pjesë e Fortnite.
Mund ta marrësh këtë “skin” duke gjetur dy pistoletat e tij.
Këshillë: shiko mirë menutë.
Pasi të kesh marrë lëkurën gjej një kabinë telefoni dhe ndërrohu.
Përveç saj ka edhe plot gjëra të tjera në dyqan për tu blerë të cilat janë me kohë të limituar.
Duke qenë se është Deadpool mos u habit kur ta shohësh të thyejë murin e katërt kur të jesh në shop apo vende të tjera.
Gjithashtu mos harro ti hedhësh një sy veri-lindes së ishullit për të parë se çka bërë me yacht-in.
Kjo nuk është hera e parë që një personazh nga “comic books” bëhet pjesë e Fortnite, kuktojmë këtu Batman dhe Thanos.
Nëse je fans i Kingsman, këtë javë hidhi një sy çadrës anti-plumb.