Ndoshta jo fillimi më i mirë i mundshëm, por Cyberpunk 2077 është rrugës për në listën e 50 lojrave më të shitura ndonjëherë.
13 milion kopje të shitura ndër të gjitha platformat digjitale ose jo, janë ende larg 19 milionshit që i duhet për t’u futur në listë por inercia është goxha lart.
CD Projekt RED premtoi se loja do të funksionojë më së miri me gjeneratat e reja, por në fakt fillimi ka qenë më se i keq, me bugs e probleme për ruajtjen e lojës. Ndonëse për jo për të gjithë, PC gamers nuk kanë vuajtur shumë, bota PS ama e ka pasur malore. Aq sa Sony e hoqi nga dyqani i PlayStation 4. Shumë kanë aplikuar për rimbursim, por hey quhet shitje sidoqoftë.
Kompania polake është duke u përpjekur të ruajë të sigurt marrdhënien me fansat e saj, duke punuar në disa marrveshje të ndryshme, por sigurisht që jo të gjithë do i shpëtojë.