Së shpejti PS5 do të ketë një VR headset të tijin, por për momentin nuk kemi akoma specifika zyrtare rreth këtij produkti. CEO i PS, Jim Ryan, tha se ky headset do të jetë më i lehtë se setup-i i tanishëm PSVR që kërkon tela të lidhura me PS4, televizorin dhe PSVR processor. Eksperienca e realitetit virtual kësaj here do të sjellë dhe një haptic feedback super specific si ai i përfshirë në levat e PS5.
Një shqetësim i madh i përdoruesve në fakt është mungesa në treg e PS5. Ryan tha se Sony ndihet shumë keq që njerëzit nuk kanë arritur t’i blejnë konsolat, pavarësisht shitjes së 4.5 milionë njësive. “Mungesa e konsolave PS5, gjithashtu dhe ato të Xbox, ka ardhur për shkak të pandemisë e cila vazhdon të ndikojë në zinxhirin e furnizimit.” u shpreh ai.
Sony është absolutisht i ndikuar nga mungesa globale e çipave gjysëmkonduktore, për shkak të rritjes së kërkesës për produkte elektronike që kur pandemia filloi. Kjo kompani konkuroi me shumë kompani të tjera në sigurimin e sa më shumë proçesorëve. Pavarësisht kësaj, Sony arriti parashikimet e Ryan që ato do të shisnin më shumë njësi PS5 se PS4 deri në fund të 2013.
Një statistikë interesante tregon se 1 nga 4 përdorues të PS5 nuk kanë pasur PS4 më parë dhe kjo çoi në rritjen e regjistrimeve në PlayStation Network.