Activision ka prezantuar zyrtarisht praninë e Call of Duty: Modern Warfare 2 përmes një publikimi në Twitter, duke shkruajtur “epoka e re e Call of Duty po vjen”, ku duket dhe logoja e re e lojës. Në këtë logo duke një dizajn i shkronjave M dhe W me 2 vija të theksuara që përfaqësojnë numrin 2 romak.
The new era of Call of Duty is coming. #ModernWarfare2 pic.twitter.com/HMtv2S6Nlz
— Call of Duty (@CallofDuty) April 28, 2022
Loja pasardhëse e Call of Duty: Modern Warfare të publikuar në 2019 ishte prej kohësh në zhvillim dhe u konfirmua në mënyrë të qetë gjatë muajit shkurt. Dhe pse duket sikur një lançim i lojës mund të jetë shumë pranë, Activision nuk ka publikuar asnjë datë zyrtare. Por nëse dhe këtë vit do të ndiqet e njejta traditë, loja e re do të lançohet për PC dhe konsolat para fundit të vitit 2022.
Infinity Ward, studioja që zhvilloi Modern Warfare dhe Modern Warfare 2 iu përgjigj postimit të Activision duke update-uar bio-n në Twitter me një hashtag për lojën.
Kjo “epokë e re” e lojës pritet të vijë me ndyshime mjaft të mëdha përtej ndryshimeve të prëvitshme që bëhen nga studio. Gjatë muajit të kaluar, në një listim për punë nga Activision citohej fraza “Call of Duty 2.0” së bashku me “subscription-based content” dhe “always-on connectivity”.