Personazhet që do të jenë të pranishëm në kapitullin e 4-t të Fortnite janë bërë leak online para prezantimit zyrtar, dhe në to përfshihen disa nga emrat më të mëdhenj me të cilët Epic Games ka punuar, si Hulk dhe MrBeast.
Trailer for Fortnite chapter 4 got leaked. What do you think? #FortniteFracture #FortniteSeason4 pic.twitter.com/QW8QNls13J
— Ghyso (@GhysoFN) December 1, 2022
Përmes këtyre bashkëpunimeve Fortnite ka arritur të dallohet nga lojërat e tjera first-person shooting, siç është PUBG. Në të njejtën kohë, këto bashkëpunime me kompani dhe personazhe të famshëm janë arsyet kryesore të popullaritetit të lojës.
Dhe kapitulli i 4-t i Fortnite duket se nuk përbën përjashtim.
– Doom Slayer HOLDING A SCAR!! (DOOM)
– Geralt (The Witcher)
– Hulk RIDING A MOTORCYCLE (Marvel) pic.twitter.com/e9ZaPqJhg0— HYPEX (@HYPEX) December 3, 2022
Përmes trailer-it më të ri të bërë leak është zbuluar harta e re me shërbimet e veçanta, si dhe personazhet e famshme që do t’i bashkohen lojës për një periudhë të limituar. Në trailer tregohet prania e Hulk, MrBeast, Doomslayer, Geralt nga seriali The Witchers dhe shumë personazhe të tjerë që ndoshta nuk mund të dallohen për shkak të kualitetit të ulët të videos. Disa persona po spekulojnë se Homelander nga The Boys mundet gjithashtu të jetë pjesë e këtij sezoni, duke u bazuar në pamjet jo shumë të qarta.
MrBeast coming to Fortnite? #DramaAlert pic.twitter.com/JP8mLkhnhq
— KEEM ? (@KEEMSTAR) December 3, 2022
Me shumë mundësi do të ketë plot surpriza të tjera kur të bëhet prezantimi zyrtar i këtij kapitulli.
Pritet që të ketë mekanika të reja në lojë, harta të ridizenjuara, karaktere dhe një zhvillim në historinë e lojës, duke e bërë atë të duket më e rafinuar.