Me mbylljen e të gjithëve në karantinë, lojrat mobile panë një rritje të fuqishme shkarkimesh. Ndër të tjera më e suksesshmja u duk se ishte fenomeni PUBG.
Por fatkeqësisht, një ndalim shkarkimi në Indi i ka kushtuar vendin e parë, dhe i ka hapur rrugë një fenomeni të padiskutueshëm të këtyre dy muajve të fundit. Një lojë që e kemi parë gjithandej nëpër rrjete e sidomos nëpër meme. Dhe sigurisht flasim për Among Us e famshëm.
Momentalisht është loja më e shkarkuar në Google Play Store dhe Apple App Store.
Ajo numëron tani 85 milion shkarkime në mobile. 18 herë më shumë se shkarkimet e tremujorshit 3 në 2019.
E krahasojmë me 2019 pasi Among Us nuk është e re, ajo është prezantuar fillimisht në 2018 nga InnerSloth por vetëm kohët e fundit ka arritur suksesin në fjalë pasi shumë streamers të Twitch kanë filluar ta luajnë në masë.
Këtë kryesi e zotëronte PUBG por ndalimi në Indi i kushtoi 24% të shkarkimeve totale duke e rrëzuar në vendin e 10. Tregues goxha i rëndësishëm për efektin që një treg aq i madh sa India ka në të mirat digjitale.