Alienware prezantoi sot në CES konceptin e UFO, një gaming console i cili duket se është inspiruar shumë nga Nintendo Switch. Emri UFO vjen nga forma që ai ka, e cila mund të ndryshojë në momentin që levat hiqen (edhe kjo si Switch). Ky console punon me Windows 10, ka ekran 1200p dhe porta USB-C.
Alienware nuk ka konfirmuar nëse produkti do të prekë tregun apo është thjeshtë një prototip që do mbetet i tillë.