Ende pa lançuar lojën dhe krijuesit e Cyberpunk 2077 po bëjnë para nga ethet e titullit që prej kaq kohësh presim.
Menjëherë pas bashkëpunimit me OnePlus, CD Projekt RED anunçon se së bashku me Adidas do të sjellin një palë atlete të stilizuara pas estetikës së lojës.
Ato do të dalin në 11 nëntor por ama do do të jenë të disponueshme vetëm në Kinë. Ndaj do të duhet pak kohë për të shtënë në dorë ndonjë palë nga tregjet jo zyrtare.
Atletet do të vijnë në katër kombinime ngjyrash të ndryshme dhe do të kenë logot e simbolet e Cyberpunk gjithandej. Forma do të bazohet tek X9000L4 dhe X90004D.
Ndërkohë dalja e lojës pritet të jetë në 10 dhjetor.