Lajmi i një eventi PS5 të konfirmuar nga Sony na lumturon të gjithëve padyshim. Deri më tani nuk kemi parë ende një shfaqje zyrtare të formës së konsoles, dimë specifikat, logon dhe një levë wireless.
Fansat po shpresojnë shumë që në eventin e 4 qershorit të shohim më më fund si do të duket aparati, por sipas deklarateve të vetë kompanisë duket se më shumë se titujt e lojrave të reja, asgjë tjetër nuk do të marrim vesh.
Eventi i 4 Qershorit do të fillojë në orën 22:00 dhe premtohet një “pamje të së ardhmes së lojrave në PlayStation 5.” Nuk do të zgjasë më shumë se një orë dhe do të kemi “një pamje të parë të lojrave që do të luhen pasi PS5 të lançohet këtë fundvit.”
Join us Thursday, June 4 at 1:00pm Pacific time for a look at the future of gaming on PlayStation 5: https://t.co/Yr8fafcOVd #PS5 pic.twitter.com/F0yBbDmOtC
— PlayStation (@PlayStation) May 29, 2020
Pra, asnjë detaj për designin e konsolës! Nga ana tjetër, kompania ka lënë të kuptohet që shfaqja kaq shumë e dëshiruar mund të vijë më herët pasi një sërë eventesh parashikohen nga Sony. “Kjo është pjesë e serisë tonë të përditësimeve për PS5 dhe jini të qetë pasi pas eventit të fundjavës do të kemi mjaft për të treguar.”
Ne e kuptojmë që Sony duhet të bëj marketing të fuqishëm, por kështu po na e merr shpirtin të gjithëve. Na tregoni sa më shpejtë si do të duket PS5 ose do të dalim në protesta!