Trump mund të mos ketë deklaruar taksat, por ama listën e dhuratave të raportit të fundit ia ka dalë ta dorëzojë më në fund.
Në të rezultojnë dhurata nga kompani të mëdha si Boeing, Ford por edhe Apple.
Tim Apple siç ish-presidenti U.S.A e pat quajtur gabimisht në 2019-ën, i ka dhuruar Apple Mac Pro e parë të prodhuar nga fabrika Flex Factory në Austin, Texas.
Teknikisht kjo nuk është e vërtetë, ajo kompani ka prodhuar Mac Pro që në 2013. Ashtu siç nuk është e vërtetë që Trump ktheu një fabrikë prodhimi të Apple, në SH.B.A, duke pretenduar të krijonte vende të reja pune. Ajo ishte aty që përpara se Trump të merrte postin.
Tim Cook i ka dhuruar Donald Trumpit një njësi, pa ekran pa mbajtëse, pa rrotat e shtrenjta, sidoqoftë një dhuratë prej $5,999.