Ndërkohë që energjia elektrike po rikthehet në shtëpitë në Texas pas një stuhie të rrallë dëbore, TikTok është mbushur plot me video që shpërndajnë pretendime false se “bora është e rremë dhe se është prodhuar nga qeveria.”
Shumë nga videot TikTok tregojnë dikë duke djegur një top dëbore me shkrepëse. Kur flaka prek dëborën, ajo nuk shkrin dhe TikTokers-at pretendojnë se kjo nuk është normale. Në të vërtetë, dëbora në çdo vend reagon në këtë mënyrë. Përmes një proçesi të quajtur sublimim, bora solide shndërrohet në gaz.
@sarahmojo Someone said do it with a blow dryer #fyp #snowwontmelt #whatshappening #texasblizzard #centraltexas #conspiracytheories #helpmeunderstand
Moti i çuditshëm në Texas, i cili lidhet me ndryshimet e klimës, kërcënoi infrastrukturën e elektricitetit dhe forcoi ndërprerje të energjisë duke lënë miliona njerëz në të ftohtë për disa ditë.
Keqinformimi ka filluar të shpërndahet në mënyrë të shfrenuar këto ditë, teksa kërkimi “fake snow” u bë një nga temat më të klikuara. Disa pretendojnë se Bill Gates luajti një rol në “dëborën e rremë” dhe disa të tjerë fajsojnë presidentin Joe Biden.
Si shumë nga teoritë konspirative, kjo teori nuk është e re. Ajo gjithashtu qarkulloi në janar të 2014 kur Amerika jugore u godit nga një stuhi e rrallë.