Ju mund ta imagjinoni mjaft mirë se si do të jetë filmi Uncharted, i inspiruar nga video-loja me të njejtin emër.
Mirëpo dhe nëse ju nuk keni arritur të krijoni një ide të mirë, ju mund të shihni tashmë rikrijimin e skenës mjaft të famshme nga video-loja, ku Nathan Drake tërhiqet jashtë aeroplanit pasi këmba i ngec në ngarkesat që bien drejt oqeanit, dhe në një farë mënyre arrin të mbijetojë.
Për të realizuar këtë skenë PlayStation Pictures ka përdorur shumë green-screen, pasi kjo gjë është shumë e vështirë dhe e kushtueshme për t’u realizuar në jetën reale. Aktorët e rinj shfaqen duke kryer shumë lëvizje akrobatike, duke përfshirë këtu dhe yllin kryesor Tom Holland.
Nëpërmjet këtyre skenave plot aksion, Sony fton fansat të ndjekin së shpejti filmin Uncharted kur ai të shfaqet në kinema.