Një studim i publikuar në revistën Breast Cancer Reseatch zbulon se ka një lidhje të fortë midis kancerit të gjirit dhe infertilitetit tek meshkujt. Ky studim thekson se dhe pse kanceri i gjirit është i rrallë tek meshkujt, shancet e zhvillimit të tij në burrat infertilë është pothuajse dy herë më i lartë se tek burrat pa probleme fertiliteti.
Dhe pse arsyet që çojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit tek meshkujt janë ende të paqarta, Dr Jones dhe kolegët e tij tregojnë se rreziku për zhvillimin e këtij kanceri është më i lartë në meshkujt që vuajnë nga sindromi Klinefelter. Ky sindrom prek tek meshkujt sistemin gjenital, duke penguar rritjen e testikujve dhe prodhimin e spermës tek meshkujt. Një tjetër zbulim që surprizoi studiuesit ishte se mundësia e zhvillimit të kancerit ulej kur një person kishte shumë fëmijë.
Gjatë studimit, shumica e meshkujve të diagnostikuar me kancer të gjirit ishin pa fëmijë. Pas analizimit të të dhënave të marra nga 1,597 burra të rastësishëm, ekipi arriti në përfundimin se infertiliteti tek meshkujt mund të shoqërohet me rrezik të rritur për zhvillimin e kancerit të gjirit.
Megjithatë kjo nuk është e vetmja sëmundje e lidhur me infertilitetin, pasi disa studime të mëparshme ka treguar se ekziston gjithashtu një rrezik i rritur për zhvillimin e diabetit, problemeve renale dhe kardiake.