Spanja ka lançuar një test pilot për të ndihmuar kompanitë industriale të madhësive mesatare dhe të vogla të jenë më produktive duke ulur orarin e punëve në një gjysëm dite pa prekur aspak rrogat e punonjësve.
Të gjitha kompanitë që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë projekt duhet të dizenjojnë mënyra të reja për të rritur produktivitetin, gjë që do të kompensojë ruajtjen e njejtë të pagave. Projekti u lançua nga Ministria e Industrisë e cila tregoi ditën e premte se janë siguruar €10 milionë për këtë nismë.
Përmirësimet duhet të implementohen bredna një viti, ndërkohë që kompanitë duhet të ruajnë të njejtin program për të paktën 2 vite.
Debati mbi “modelin Skandinav” të punës, i cili tregon se produktiviteti rritet në punë nëse orët e punës shkurtohen, nuk është i ri por tërhoqi shumë vëmendjen e sektorit publik, kompanive dhe politikanëve gjatë krizës së COVID-19.
Në vitin e parë të këtij projekti qeveria do të financojë pjesërisht kostot e pagave të kompanive që do të reduktojnë numrin e orëve të punës për punonjësit e tyre. Vetëm punonjësit me kohë të plotë do të jenë pjesë e këtij programi.
Në kompanitë me 20 punonjës do të duhet të reduktojë orarin e punës për 30% të stafit, ndërkohë që kompanitë që kanë deri në 249 punonjës duhet të përfshijnë 25% të stafit në këtë projekt.