Koha për dozën e përjavshme të mahnitjes nga hapsira.
Gjatë dekadës që po lëmë pas NASA ka fotografuar diellin nëpërmjet Solar Dynamics Observatory 425 milion herë, gati çdo 0.75 sekonda. Nga 2 korriku 2010 deri në 1 korrik 2020 SDO nuk ka rreshtur së fotografuari yllin më të shndritshëm të sistemit tonë diellor, duke gjeneruar kështu 20 milion gigabyte të dhëna, çka na ndihmon të kuptojmë më shumë.
SDO ka përdorur një sërë instrumentash përfshi këtu Montim Imazherie Atmosferik (AIA) e cila çdo 12 sekonda fotografonte në 10 gjatësi të ndryshme vale të dritës.
NASA më pas krijoi një time lapse duke përdorur një foto nga secila orë e dekadës, çka rezultoi në një video 61 minutëshe.
Videoja prej një ore tregon shtresën atmosferike të diellit e cila quhet corona. Rritja dhe zbritja e aktivitetit të tij është pjesë e ciklit diellor 11 vjeçar.
Gjatë të cilës mund të shohim edhe tranzicione planetesh dhe shpërthime.
Video më poshtë është një pamje për të mos u humbur. Për informacione më të plota rreth ngjarjes shko tek faqja zyrtare e NASA.