Elon Musk është vazhdimisht nën presionin e rregullatorëve në Evropë dhe SHBA për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në Twitter. Rregullatorët po ndjekin me kujdes çdo zhvillim të ri në planin e miliarderit për ta shndërruar Twitter në “parajsën e fjalës së lirë”.
Komisioni Evropian kërcënoi ditën e mërkurë Musk me një dënim në rast se Twitter nuk i përmbahet rregullave strikte të moderimit të përmbajtjeve. Nga ana tjetër, sekretarja Janet Yellen tregoi se blerja e Twitter nga Elon Musk ishte ende në rishikim nga Washington.
Paralajmërimi nga Brukseli erdhi në formën e një video-telefonate midis Musk dhe Thierry Breton, sipas bruimeve pranë çështjes. Breton i tha Musk se Twitter duhet t’i përmbahet një liste me rregulla, ku përfshihen eleminimi agresiv i keqinformimit në platformë si dhe vendimet arbitrare të rikthimit të adresave të dënuara më parë në platformë.
Musk duket se i kupton mjaft mirë këto rregulla të vendosura nga DSA, dhe shtoi se pasi lexoi legjislacionin mendoi se këto rregulla duhet të aplikohen në mbarë botën. CEO i Tesla ka komentuar më parë duke thënë se do të respektojë të gjitha rregullat e rëndësishme.
Përmes një postimi në blog, Twitter tregoi se asnjë nga politikat e platformës nuk ka ndryshuar dhe se ekipi i sigurisë ka mbetur “i fuqishëm dhe i mirëstrukturuar”.