Elon Musk prej disa javësh ka vendosur të kthejë disa hapësira në zyrat e Twitter në dhoma pushimi për të gjithë punonjësit, duke përfshirë këtu dhe një dhomë për veten e tij. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e Departamentit të Inspeksionit të Ndërtesave në San Francisco, të cilët po hetojnë këtë rast.
Musk nuk i bëri përshtypje kjo gjë, dhe tha përmes një tweet-i: “Pra qyteti i SF sulmon kompanitë të cilat ofrojnë shtretër për punonjësit e lodhur në vend që të sigurohet që fëmijët të mbrohen nga shitja e drograve. Cilat janë prioritetet tuaja @LondonBreed!?”
Më sipër do të shikoni se si një dhomë konferencash është shndërruar në një “dhomë hoteli”. Në krevat gjendet gjithashtu një shënim ku shkruhet: “Vendimi më i mirë i jetës sime ishte vjedhja e këtyre shapkave të hotelit.”
Gjithashtu në këtë hapësirë është instaluar një dollap që duket të jetë prodhuar nga Ikea. Për të gjithë personat që jetojnë me të vërtetë në këtë hapësirë, ka dhe një lavatriçe në mënyrë që stafi të lajë rrobat.
This is apparently a newly installed washing machine – so staff can wash their clothes pic.twitter.com/sp9qsoPfzq
— James Clayton (@JamesClayton5) December 8, 2022
Hapësirat e tjera të divaneve janë shfrytëzuar gjithashtu duke u shndërruar në shtretër, madje disa prej tyre janë shumë pranë tavolinave të punës.