Super Nintendo World duhet të hapej përpara lojrave Olimpike 2020 në Tokyo, por u shty se bashku me eventin sportiv për shkak të situatës pandemike globale.
Kemi të reja pasi Nintendo ka lajmëruar se parku i stilizuar do të hapet tek Universal Studios Japan në Osaka sipas parashikimeve brenda pranverës 2021.
Në mënyre të veçantë Nintendo do të hapë edhe një bar kafe të stilizuar tek zona Hollywood e Universal Studios Japan javën që vjen. Ja si do të duket brenda dhe jashtë.
Dhe ja disa prej sendeve e ushqimeve të stilizuara që do të shiten në të. Nga sanduiçët petulla me stil Super Mario, bluzat me logo, portofolët, gotat etj, pafund mall për koleksion do të ketë për fanatikët e botës magjike Nintendo
Kafeja do të hapet në 16 tetor.
Ky park është tentativa më e fundit e gjigandit digjital për t’u shtrirë edhe përtej industrisë së video-gaming. Nga aktivitetet kryesore do të jenë mbledhja e monedhave dhe sigurisht xhiro me Mario Kart.