Unicode Consortium sapo ka aprovuar një listë të re me emoji, Emoji 15.0, të cilat pritet të implementohen dhe finalizohen së shpejti nga kompanitë e ndryshme.
Një kokë që “shkundet” dhe disa duar që përplasen me njëra tjetrën janë dy ndër emoji-t e para që përfshihen në këtë listë. Përdoruesit tashmë do të kenë mundësinë të përzgjedhin midis akoma më shumë ngjyrash për zemrat që dërgojnë, pasi tashmë do të shtohen 3 ngjyra të reja: bojëqielli, rozë dhe gri.
Akoma më tepër kafshë do të përfshihen në Emoji 15.0, si gomari, pata, korbi dhe dreri brilopatë. Gjithashtu nuk do të mungojnë dhe disa perime të reja në formën e bizeleve dhe xhinxherit, së bashku me artefakte kulturore si flauti i drunjtë dhe maraca.
Unicode Consortium është një organizatë që merret me aprovimin e dizenjove të reja të emoji para se ato të arrijnë drejt prodhuesve të smartphone-ve, të cilët zgjedhin mënyrën se si t’i bëjnë render. Prej 8 vitesh, Emojipedia ka ofruar disa imazhe shembuj, që ilustrojnë emoji-t e reja në stilin iOS, për të ndihmuar në vizualizimin se si këto emoji pritet të duken gjatë update-eve të vitit të ardhshëm.
“Ky është vetëm një draft, prandaj çdo emoji në këtë listë mund të përballet me ndryshime deri në aprovimin final në shtator të këtij viti.” tha Keith Broni, kryeredaktor i Emojipedia.