Kur je në aeroport dhe ke shumë kohë në dispozicion të presësh ti gjithmonë vendos një nga pak zgjidhjet që të ofrohen midis: një kafe, shopping, ecje apo edhe të lexosh i ulur në stol.
Asnjë prej alternativave mësiper nuk ka qënë mjaftueshëm interesnate për një udhëtar në Portland International Airport i cili ka vendosur të përdorë një prej ekraneve informuese për të montuar console e tij dhe të luaj Apex Legends.
Foto është publikuar në Twitter nga një udhëtar i cili ka konfirmuar gjithashtu se ai po chat-onte me përdorues të tjerë dhe ka luajtur për disa minuta derisa sigurimi i ka kërkuar të largohet. E dini cila ishte kërsesa e tij e fundit?
A mundem ju lutem të mbarojë këtë lojë që kam nisur?
Sigurisht që kërkesa nuk është pranuar duke i kërkuar atij ta fiki menjëherë dhe për fat të mirë pa asnjë pasojë ligjore.