Një nga ato momentet e veçanta kur komunitetet përshëndeten nëpërmjet bashkëpunimeve. Dashuria e Nike për gamers nuk është e re ajo numëron një sërë tributesh të tilla nën emra si PlayStation PG apo Nintendo 64 Air Max. Kësaj radhe nuk i dedikohet asnjërës konsole në veçanti, por përshëndet pasionin e video lojrave dhe kaq.
Nike Blazer Mid ’77 Vintage “Have a Good Game” është një vepër arti. Një atlete e bardhë me një shigjetë retro. Swoosh i Nike kësaj radhe ka ardhur si e pikseluar për të rikujtuar kohët e vjetra, ku rezolucioni mungonte por jo adrenalina.
Sholla e atletes ka një tërësi ngjyrash duke nderuar RGB tipike të gamerave. Në pjesën e jashtme të thembrës shkruan “Have a Good Game” (lojë të mbarë) ndërsa pjesa e sipërme e saj ka dy stikera velcro njëri me logon e Nike tjetei me simbolin “Have a Nike Day” e cila është stilizuar me një palë kufje gaming.
Detaji me geek mbeten logot fosforeshente të cilat ndriçojnë në errësirë, si një easter egg krejt i pranueshëm, a thua se ka dashur të na kujtojë kohët kur vishnim atlete me drita.
Ky produkt dashurie pritet të dalë në shitje diku nga vjeshta 2020.