E keni parë Murder Mystery në Netflix? Filmi i cili u kurorezua si më i suksesshmi i rrjetit për vitin 2019, prodhuar nga Happy Madison Productions në pronesi të Adam Sandler, duket se ka bindur kompaninë që të firmosi për 4 tituj të tjerë ekskluzivë gjatë 2020. Marrëveshja është një përsëritje e asaj të 2015 dhe 2017, vetëm se këtë herë shifrat do të jenë më të larta.
“Ti mund ta njohësh atë si Sandman, Water Boy, Billy Madison, Happy Gilmore, Nick Spitz apo thjeshtë Adam. Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë: shikuesit e Netflix nuk kanë të ngopur me aktorin komik”, është shprehur Shefi i Prodhimit në Netflix Ted Sarandos.
Që nga The Ridiculous 6 në vitin 2015, sipas statistikave të Netflix, shikuesit kanë parë 2 bilion orë filma në të cilat Adam Sandler është aktor dhe kjo shifër pritet të rritet gjatë 2020.