Shkencëtarët kanë në plan të injorojnë paralajmërimet e Stephen Hawking dhe të transmetojnë një radiosinjal që përmban vendndodhjen e tokës në thellësinë e hapësirës, me shpresën se një ditë sinjali mund të kapet dhe të kuptohet nga një civilizim alienësh.
Fizikanti me famë botërore ka kundërshtuar gjithmonë këtë plan, me arsyen se një gjë e tillë mund të tërheqë dhe alienët “armiqësorë” që mund të fshijnë rracën humane nga sipërfaqja e Tokës.
Tashmë një studiues spanjoll i quajtur Alberto Caballero ka bërë një përllogaritje për të përcaktuar se “sa civilizime jashtëtokësorësh keqdashës” jetojnë në Rrugën e Qumështit, duke treguar se rreziku për Tokën ekziston, por nuk është tepër i madh.
Dhe pse kjo mund të jetë tepër e frikshme, bazuar në përllogaritjet tona në galaksinë tonë mund të ketë rret 15,785 civilizime të tjera. Alberto Caballero tregoi se ne mund të dërgojmë deri në 18,000 mesazhe ndëryjore në ekzoplanetë të ndryshëm në Rrugën e Qumështit, dhe rrezikshëmria e këtij veprimi do të jetë pothuajse e njejtë me atë të shkatërrimit të Tokës nga një asteroid gjigand.
Nga këto përllogaritje ai mësoi se mund të jenë 4 “civilizime jashtëtokësorësh keqdashës” në galaksinë tonë, mirëpo ky studim ka disa limitime, pasi ai arriti në këtë konkluzion duke u bazuar në faktin se sa herë një shtet është pushtuar nga një tjetër shtet në Tokë përgjatë 50 viteve të fundit.