Është e vërtetë që sektori i marketingut të një kompanie është i rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishmi. Të krijosh mardhënien e duhur me klientin është thelbësor, nevojat e tyre, të cilat normalisht duhet të njihen mirë nga marketuesit e një firme. Gabim, një studim i kryer nga Ipsos Canada ka dëshmuar se ata as që ia kanë idenë e nevojave të klientëve.
Studimi u krye mbi 300 marketues firmash të mëdha, ata u pyetën për si mendojnë ata se njerzit i përdorin disa nga platformat më të mëdha në botë, si Netflix, TikTok, Twitter, Instagram etj.
Të pyetur se sa orë në ditë mendojnë ata se njerzit shohin Netflix, marketuesit u përgjigjën 2.8, realiteti ndërkohë është 1.3 orë.
Sa orë shpenzojnë në rrjete sociale? Ekspertët e marketingut thanë 3, statistika tregon 1.6 orë.
Për Instagramin marketuesit besojnë se 91% e popullatës e ka një llogari, gabim vetëm 43% e përdorin.
TikTok i cili dihet nga pothuajse të gjithë që përdoret kryesisht nga brezi i adoleshentëve e më poshtë, ekspertë e reklamimit besojnë se 56% e kanadezëve e përdorin atë, në realitet vetëm 13%.
Në konkluzion; ndoshta i kemi pritshmëritë pak më lartë se ç’në të vërtetë janë, kur vjen puna për sa na njohin kompanitë që përpiqen të na shesin produkte çdo ditë. Padyshim që janë algoritmet ato që dinë çfarë të na shfaqin në momentin e duhur e ndoshta më shumë se thjesht aq, por edhe projektuesit e strategjive shitëse do të bënin mirë që t’i hidhnin një sy shifrave të tyre, përpara se edhe marketingun të fillojnë ta bëjnë algoritmet.