”Last Christmas” është një nga hitet që rikthehen këtë periudhë të vitit dhe Wham! e ka bërë këtë për 35 vite rrjesht.
Sony Music Entertainment sjell këtë vit risinë në YouTube me një rimasterizim të audios dhe video në 4K e cila është kryer në një mënyrë aq perfekte sa nëse do i krahasonit do e kuptonit fare qartë. Flokët e George Michael duken kaq të bukur në 4K!
Pavarësisht suksesit “Last Christmas” nuk ka arritur kurrë të renditet e para në klasifikime dhe ndoshta ky vit do të jetë i pari pasi vëmendja që Sony po i jep mund të sjellë rezultate në një renditje më dinjitoze!
LAST CHRISTMAS (1985)
LAST CHRISTMAS 4K (2019)