Punonjësit në SHBA po kërkojnë gjithnjë e më tepër justifikime për të mos u kthyer në zyra – fiks në kohën kur drejtuesit e tyre po i kërkojnë të “rikthehen në bazë”.
Numri total i kërkimeve në Google për justifikime të besueshme është rritur shumë gjatë 2 viteve të fundit, duke arritur në më tepër se 2 milionë në 2022, sipas analizës së kryer nga Frank Recruitment Group. Në 2018 numri i kërkimeve në Google për justifikime për të shmangur punën ishte vetëm 300,000.
Disa nga justifikimet më të lexuara ishin për arsye shëndetësore, emergjenca familjare, probleme me makinën apo takimi me doktorin.
Kjo rritje kaq e lartë e kërkimeve në Google vjen në një kohë ku drejtuesit e kompanive po kërkojnë rikthimin me kohë të plotë në zyra të punonjësve, pasi rreziku nga COVID-19 ka kaluar. Mirëpo një analizë nga Federal Reserve Bank of New York zbuloi se amerikanët të gjithë së bashku kursejnë 60 milionë orë të shpenzuara rrugës për në punë duke punuar nga shtëpia. Rikthimi në zyra për shumicën e këtyre personave do të prishte sërisht balancat e gjumit dhe kërkesave të tjera të jetës.
Për të adresuar këto shqetësime disa kompani po eksperimentojnë me modelet e reja “hibride” të punimit disa ditë nga shtëpia dhe disa ditë në zyrë.