Logoja klasike e insektit robot ka qenë simboli i komunitetit të Android. Pjesë e arsyeve të fansave për të ndjekur këtë sistem operativ ka qenë gjithnjë edhe estetika e zgjedhur prej Google. Me emërtimet me anë të ushqimeve, sekretet dhe hiletë e vogla të fshehura në secilën gjeneratë, etj.
Një pjesë e mirë e këtyre tipareve janë zbehur me kalimin e kohës. Kujtojmë që në 2019, Google e preu trupin duke lënë vetëm kokën. Kaq ka mbetur nga maskota e sistemit tashmë kaq të dashur nga komuniteti.
E nëse si simpatizant futesh në kanalin zyrtar Android Developers në YouTube, do të shohësh një video e cila e nis 2021 me një origami, gati për të zbukuruar pemën ose tavolinën e zyrës kur të kthehesh në realitet.
Video-tutoriali zgjat 11 minuta dhe përveç pak çasteve produktive ajo letra e palosur mund të përdoret edhe si kukull për gishtat.