January 29, 2022

Lexoni email-et që Elon Musk i dërgon punonjësve të Tesla mbi muzikën në punë dhe ndjekjen e udhëzimeve

Lexoni email-et që Elon Musk i dërgon punonjësve të Tesla mbi muzikën në punë dhe ndjekjen e udhëzimeve

CEO i Tesla, Elon Musk njihet për komunikimin e tij spontan në masë, duke filluar që nga publikimet shumë të zakonshme në Twitter e deri tek email-et që i ka dërguar të gjithë punonjësve të tij në kompaninë e makinave elektrike.

CNBC ka arritur të sigurojë 2 nga email-et që Elon i ka dërguar punonjësve në Tesla gjatë javës së parë të muajit tetor. Ajo që mund të vihet re në këto email-e është toni i përdorur, i cili ndryshon nga njëri email në tjetrin.

fdgchv.png

Në email-in e parë, ku Musk adresonte kërkesën e punonjësve për përdorimin e vetëm një kufjeje për të dëgjuar muzikë, ai shprehet në mënyrë shumë të qetë duke thënë se është pro kësaj kërkese, dhe shton se punonjësit mund të përdorin dhe një speaker në qoftë se ato janë dakord dhe nuk shqetësojnë asnjë person. Në fund ai tregon se nëse punonjësit kanë ndonjë kërkesë tjetër që mund të përmirësojë ditën e tyre në punë, mjafton të pyesin.

Mirëpo në email-in e dytë ku flitet për ndjekjen e udhëzimeve, Musk i tregoi të gjithëve se kush është boss-i.

ijkujghf.png

Ai tregon se ka vetëm 3 zgjidhje për menaxherët të cilët marrin disa udhëzime.

  • Shkruajtja e një email-i ku tregohen të gjithë gabimet me vendimin e tij, pasi “ai mund të jetë tërësisht gabim disa herë.”
  • Kërkesa e për një shpjegim më të detajuar nëse ata nuk kuptojnë diçka.
  • Ekzekutimi i udhëzimeve.

Nëse asnjë nga këto zgjidhje nuk respektohet nga menaxherët, ato do të kërkohen që të largohen menjëherë nga vendi i punës.

Wednesday, 24 November 2021 10:01

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019