Fansat e muzikës nga e gjithë bota mezi po presin prezantimin e Spotify Wrapped, ku zbulohet se cilët janë artistët që një përdorues ka dëgjuar më tepër gjatë këtij viti.
Mirëpo për të na argëtuar akoma më tepër në të njejtën kohë, është prezantuar një tjetër shërbim i quajtur “Instafest”. Ky shërbim do të gjenerojë një listë me këngëtarët që do të merrnin pjesë në “festivalin tuaj të ëndrrave”, duke u bazuar mbi të dhënat e gjeneruara nga adresa juaj në Spotify.
Rezultatet do të prezantohen në formën e një posteri të ngjashëm me ato të Coachella, me 3 ditë plot aktivitet.
Instafest mund të përdorë të dhëant e gjeneruara nga 4 javët e fundit, 6 muajt e fundit, apo nga e gjithë koha që keni shpenzuar në Spotify. Ju mundet gjithashtu të zgjidhni dhe sfondin e posterit tuaj midis “Malibu Sunrise, LA Twilight dhe Mojave Dusk”.
Për të përgatitur posterin e koncertit tuaj të ëndrrave, fillimisht duhet të shkoni në website-in e Instafest. Më pas klikoni në “Sign in with Spotify”. Pasi të jeni regjistruar, do të gjenerohet menjëherë një poster, të cilin do të mund ta shpërndani në rrjetet tuaja sociale.
Në Twitter ka patur shumë përdorues të Spotify që vlerësojnë punën e studentit Anshay Saboo, pork a pasur dhe reagime nga përdoruesit e Apple Music, që ndihen të veçuar.