Që nga lançimi i ChatGPT në shtator, ky shërbim është përdorur nga milionë përdorues për qëllime nga më të ndryshmet. Studentët e kanë përdorur ChatGPT për të shkruar ese, artistët për të krijuar këngë të reja dhe kërkesat ndaj këtij shërbimi kanë qenë të shumëta.
Mirëpo ky rast është shumë i veçantë. Një grua nga Londra vendosi të përdorte këtë chatbot për të vendosur nëse duhet t’i jepte fund apo jo martesës së saj. Kjo grua kishte nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me një burrë që kishte njohur online prej 6 muajsh dhe pyeti ChatGPT nëse duhet të divorcohej apo jo nga bashkëshorti i saj.
“Sarah” punon në sektorin e teknologjisë, dhe di shumë mirë se ChatGPT është në gjendje të angazhohet në një dialog duke iu përgjigur pyetjeve të përdoruesve, prandaj vendosi që një vendim i tillë ishte më mirë të merrej nga një chatbot.
“Gjëja më surprizuese ishte fakti se si chatbot kuptoi aq mirë dilemën që kisha dhe konsideroi lumturinë time para së gjithash. Në fund të historisë sime ChatGPT më tregoi që duhet të vendos lumturinë time në vend të parë dhe të largohem nga bashkëshorti im, gjë të cilën unë e bëra.” tregon Sarah.
Po ju a do ta merrnit një vendim të tillë duke u këshilluar nga teknologjia?