Euro 2020 nisi rrugëtimin e saj ditën e premte me ndeshjen Turqi-Itali e cila përfundoi me rezultatin 0-3. Me formën mjaft të mirë që kanë ekipet kombëtare pjesëmarrëse në këtë kompeticion argëtimi është i garantuar.
Mirëpo argëtimi kësaj here ka filluar gjatë periudhës së trajnimit për Robert Lewandowski. Gjatë nxemjes, ai filloi të godiste disa topa drejt portës. Mirëpo, për fatin e keq të social media manager të Polonisë, njëri nga këto topa goditi smartphone-in me të cilin po regjistroheshin video që do të publikoheshin në rrjetet sociale zyrtare të ekipit të Polonisë. Megjithatë smartphone-i arriti t’i mbijetonte rënies, pasi “ra butë” në barin e fushës. Ndiqni videon e mëposhtme për të parë “saktësinë” me të cilën e ka goditur topin Lewandowski.
Lewandowski vjen në Euro 2020 pas një performance të shkëlqyer në kampionatin gjerman, ku arriti të thyente rekordin e Gerd Muller si futbollisti me numrin më të madh të golave të shënuar gjatë një sezoni në kampionat.