CEO i Adani Group, Gautam Adani rriti më së shumti pasurinë e tij gjatë këtij viti dhe pse COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas Bloomberg Billionaires Index, Adani ka shtuar $16.2 miliardë në pasurinë e tij, duke arritur në shifrën totale $50 miliardë. Me këtë rritje të shpejtë në pasuri, ai renditet si personi i 26 më i pasur në botë.
Në bazë të fitimeve të gjatë këtij viti, ai mundi Jeff Bezos dhe Elon Musk, të cilët për momentin kryesojnë listën e personave më të pasur në botë. Deri më tani Musk ka shtuar $10 miliardë në pasurinë e tij, ndërkohë që Bezos ka humbur rreth $7.6 miliardë.
Kjo rritje kaq e shpejtë e Adani Group ka ardhur nga shtrirja e kompanisë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë biznesin e aeroporteve dhe data center. Aksionet e kompanisë janë rritur shumë vitin e fundit gjate pandemisë duke u 4 fishuar.
Bashkëthemeluesi i Google, Larry Page renditet në vendin e dytë në listën e fitimeve për vitin 2021, pasi pasuria e tij u rrit me $14.3 miliardë.