CEO i Twitter Elon Musk ka vendosur të padisë Jack Sweeney, studentin nga University of Central Florida, i cili ndiqte avionin e tij privat dhe publikonte vendndodhjen e tij në kohë reale në Twitter në adresën ElonJet.
Musk bëri të ditur këtë vendim gjatë ditës së enjte pasi Twitter dënoi përkohësisht adresën ElonJet dhe atë personale të Sweeney. Përmes një tweet-i, Musk tregoi se “një person i çmendur” përndoqi makinën ku gjendej djali i tij 2 vjeçar, X, në Los Angeles. Ky përndjekës bllokoi lëvizjen e makinës dhe u hodh mbi të.
Last night, car carrying lil X in LA was followed by crazy stalker (thinking it was me), who later blocked car from moving & climbed onto hood.
Legal action is being taken against Sweeney & organizations who supported harm to my family.
— Elon Musk (@elonmusk) December 15, 2022
“Natën e kaluar, makina në të cilën ndodhej X në LA u përndoq nga një person i çmendur (i cili mendonte se unë isha në makinë), i cili më pas bllokoi lëvizjen e makinës dhe u hodh mbi të.” tregoi Musk. “Ne po përgatisim një padi kundër Sweeney dhe organizatave të tjera që mbështesnin dëmtimin e familjes time.”
Më vonë miliarderi publikoi një video të këtij përndjekësi, i cili po vishte një hoodie të zezë dhe kishte mbuluar kokën me një maskë. Musk kërkoi ndihmë nga fansat e tij për të identifikuar këtë person.
Anyone recognize this person or car? pic.twitter.com/2U0Eyx7iwl
— Elon Musk (@elonmusk) December 15, 2022
Elon shtoi gjithashtu se do të bëhet një ndryshim në politikat e Twitter në shpërndarjen e informacioneve në kohë reale, ku do të bëhet e mundur që ”çdo adresë që prezanton vendndodhjen reale të cilitdo person do të dënohet.”