Tweetet e Elon Musk janë të famshme për të gjeneruar vëmendje, ekspertiza e një njeriu që merret me studimin e hapsirës nuk vihet në diskutim, ndaj vëmendja nuk do të mungonte as kur deklaron se piramidat janë ndërtuar nga alienët.
Ditën e premte Musk shkroi “Alienët i ndërtuan piramidat, qartësisht.” Ky tweet mori 538,000 like dhe u bë retweet më shumë se 85,000 herë deri të djelën në mëngjes.
Aliens built the pyramids obv
— Elon Musk (@elonmusk) July 31, 2020
Reagimi më në zë ka ardhur nga ana tjetër nga vetë shteti ku ndodhen ato, Egjipti.
Ministrja e Bashkëpunimit Internacional Rania A. Al Mashat e ka ftuar Musk të eksplorojë historinë e piramidave, përfshi edhe varret e njerzve jo alienë që i ndërtuan ato.
“E ndjek punën tënde me shumë admirim. Të ftoj ty dhe Space X të eksploroni shkrimet mbi mënyrën si piramidat u ndërtuan dhe gjithashtu të kontrolloni varret e ndërtuesve të piramidave. Zoti Musk, po ju presim” shkruan ajo.
I follow your work with a lot of admiration. I invite you & Space X to explore the writings about how the pyramids were built and also to check out the tombs of the pyramid builders. Mr. Musk, we are waiting for you ?. @elonmusk https://t.co/Xlr7EoPXX4
— Rania A. Al Mashat (@RaniaAlMashat) August 1, 2020
Musk nga ana e tij ende nuk ka reaguar, mbetemi në pritje.